Te nderuar anëtarë të Shoqatës së Diasporës së Wil-it
Me datën 26.08.2023, siç e dini, u organizua një takim për mledhjen vjetore dhe gril. Mbledhja vjetore ishte një sukses i madh për shoqatën tonë. Kryesia është e kënaqur që arritëm të organizojmë një ngjarje të tillë gjithësej.
Mbledhja vjetore është një mundësi e shkëlqyeshme për të takuar njëri-tjetrin dhe për të shpalosur transparencë dhe kontributin e dhënë nga ju.Përveç kësaj, ajo reflekton përkushtimin tonë ndaj qëllimeve të shoqatës dhe synimeve tona për të forcuar bashkëpunimin dhe ndërveprimin mes nesh.
Ju falenderojmë për angazhimin dhe pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje të rëndësishme.
Mbështetja juaj është shumë e çmuar për ne dhe na inkurajon të vazhdojmë përpara me të njëjtin zell. Shpresojmë që aktivitetet e shoqatës mos të ndalen dhe për shumë vite.
Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të zbutur varfërinë në Trojet tona.
Ju falenderojmë për përkrahjen tuaj të palëkundur dhe për angazhimin tuaj pa fund.
Urojmë që të vazhdojmë të kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm për shumë vite të tjera.
Me respekt dhe mirënjohje
Kryesia