Fussball Turnier 2023
Events
25. August 2023

Fussball Turnier 2023

Të nderuar pjesëmarrës të Turnirit
Fillimisht ju falederojmë nga zemra secilin një nga një për pjesëmarrjen dhe u jemi shumë mirënjohës, se fal pjesëmarrjes tuaj ne mund të gëzojmë disa familje skamnore më tepër.
Falënderojmë gjitha ekipat qofshin ato, Xhamiat, Shoqatat, Firma, dhe Rinista të fshatrave të ndryshme nga gjitha trevat, që na zbukuruat ketë Turnier Humanitare.
Fituesve të vendit 1,2,3 i urojmë dhe përgëzojmë për fitore.
Edhe pse na ndodhi një gabim teknik, dhe lojat filluam pak me vonesë, ku shumë me të drejtë kishte pakënaqësi nga disa ekipa për ketë ju kërkojmë falje, jemi njerëz dhe gabojmë,
Ne si Shoqata Humanitare Diaspora Wil kemi mësuar diçka nga gabimet dhe një thënie thotë:
Kurrë mos ke frikë t’ia fillosh përseri nga fillimi. Sepse tani më nuk do të ja fillosh nga asgjëja por do të fillosh me Eksperiencë .
Ne si Kryesi dhe gjithë Rinistat apo organizatoret e Shoqatës dhamë më të mirën të mundshme që ky Turnir të përfundojë pa asnjë incident, dhe, mendojmë se ja dolëm me sukses.
Ju mirëpresim edhe vitin tjetër
Me respekt
Shoqata Humanitare Diaspora ShShoqata Humanitare Diaspora Wil